‘Shkova si prind, si qytetar’, Gledis Nano në familjen e 7-vjeçares Avdia
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka shkuar të enjten për një vizitë në familjen Avdia, që dy ditë më parë humbi vajzën 7-vjeçare nga aksidenti tragjik në Himarë.
Në një prononcim për mediat pas vizitës së ngushëllimit në familje Avdia, Nano kërkoi të mos keqinterpretohej prania e tij, teksa theksoi se kishte shkuar pranë tyre si prind dhe qytetar.
“Falenderoj familjen Avdia që mirëpriti ngushëllimet e mia dhe përveç çfarë ka ndodhur dhe përgjegjësive, i mirëkuptoj që ngjyrime të caktuara i kanë lënë mënjanë dhe janë duke vuajtur atë çfarë ndodhi”, tha Nano.

Në një komunikim për mediat nga Dhërmiu një ditë më parë Nano u shpreh se nuk do të tolerojë askënd, aq më pak efektiv policie që të shkelë ligjin.
Referuar tragjedisë në Himarë ku një 7-vjeçare humbi jetën e përplasur nga një mjet motorik Nano tha se policia është e mobilizuar në terren në të gjithë bregdetin për të monitoruar veprimtarinë e mjeteve motorike.
Gledis Nano përjashtoi nga policia Arjan Tase, ish-efektin që shkaktoi aksidentin fatal, ditën e tragjedisë.
Vajza 7-vjeçare e familjes Avdia humbi jetën mesditën e 2 gushtit në Himarë, teksa pushonte me familjen e saj. E mitura u përplas për vdekje teksa ishte në breg, nga një gomone që drejtohej nga ish-shefi i komisariatit të Himarësm Arjan Tase.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:18 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë