Godet eksperti i sigurisë: Policë majë shkallëve që shkulin kamerat, e shëmtuar

28 Janar 2023 | 14:00

Eksperti i Sigurisë Fatjon Softa ka komentuar në Euronews Albania, operacionin e nisur nga policia për të çmontuar kamerat nën administrimin e grupeve kriminale të vendosura në ambiente publike.

Softa tha se nuk është dinjitoze që kamerat të çmontohen nga punonjësit e policisë. Ai tha se policia mund të kishte kontraktuar persona të tjerë, të cilët nën mbikqyrje mund të bëjnë heqjen e kamerave të vëna në mënyrë të paligjshme.

Sipas ekspertit që ky aksion të ketë sukses duhet që të sigurohen serverat e kamerave dhe jo të shohim policë majë shkallëve që i shkulin ato.

“Kamerat nuk është se figurën ose transmetimin e çojnë në një njësi bazë, ato janë të monutara në një mënyrë shumë inteligjente pasi nuk shkojnë në një video-regjistrator, por devijojnë transmetimin dhe e çojnë në një server, që mund të jetë në një shtëpi, por mund të devijojë dhe në një server jashtë vendit.

Unë shikoj polic që shkojnë nëpër qytete hipin nëpër shtylla dhe shkulin kamerat. Që të gjesh çfarë kanë filmuar duhet të gjesh autorët dhe serverat.

Nuk është komode që një punonjës policie të hipi në shtyllë, mund të marrësh një punonjës nën mbykqyrje. Nuk është dinjitoze për një punonjës policie të hipi në shkallë dhe të shkul kamerat”, tha Softa.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026