Godinat historike për turistët, nis restaurimi i zonës muzeale në Gjirokastër

6 Prill 2023 | 15:36

Godinat e vjetra të Gjirokastrës do t’i nënshtrohen restaurimit dhe rijetëzimit në funksion të turizmit. 25 studentë të arkitekturës, të mbështetur dhe nga specialist të huaj po studiojnë zonën muzeale të qytetit dhe banesave karakteristike.

Qëllimi është ruajtja e vlerave arkitektonike të ndërtesave prej guri.

“Duke qenë se universiteti ynë ka bërë një bashkëpunim me bashkinë e Gjirokastrës kanë rënë në dakordësi që ne për shkak të lëndës së rilevimit atë çka mësojmë në teori ta bëjmë edhe një praktikë 5-ditore.  Dhe janë zgjedhur disa vila, shtëpi karakteristike, që kanë nevojë për restaurim të cilat janë të vjetra, që i kanë rezistuar kohës ose jo sepse ka edhe nga ato që nuk janë të banueshme,” – tregoi studenti Dorjan Banushi.

“Gjithashtu doja të përmendja që këto nisma ose këto bashkëpunime janë vërtet shumë frytdhënëse dhe frymëzuese edhe për brezat e tjerë,” – shtoi ai.

“Kjo nismë që ne kemi ndërmarrë duket si një hap i vogël por në të vërtetë ka shumë vlera pasi këto objekte  janë shumë të vjetra dhe i kanë rezistuar shumë kohës. Këto hapa të parë do  çojnë më tej në restaurimin  e kësaj ndërtese për ta bërë atë  të banueshme  dhe ti rezistojë akoma disa viteve  të mëtejshme,” – tha studentja Migena Gjoni.

“Na vjen mirë  që edhe shteti i ka orientuar tek ne për të menduar për këto objekte  që vlera e tyre të vazhdojë , ti ruajmë këto vlera  por ama të përpiqemi së bashku  sepse edhe për ne është e pamundur  nuk i kemi mundësitë për ta mirëmbajtur,  kemi shumë nevojë për ndihmën e shtetit,” – u shpreh bashkëpronarja Julinda Ruca.

Përgjatë viteve të fundit me donacione shtetërore si dhe investime nga biznesi dhe banorët është bërë e mundur shmangia e degradimit të banesave të gurta, restaurimi dhe vendosja në funksion të sektorit të turizmit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e pajustifikuara, apartamente e garazh të shtetasit A.A., i dënuar me 10 vite burgim për trafik të lëndëve narkotike Dy...
09:00 | 15/07/2026

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026