Plehrat ‘pushtojnë’ Gjirokastrën, qytetarët depozitojnë mbetje ku të munden

30 Mars 2023 | 16:15

Depozitimi i mbetjeve urbane larg vendgrumbullimeve është kthyer në shqetësim në qytetin e Gjirokastrës. Një pjesë e banorëve i hedhin plehrat përgjatë shtretërve të lumenjve, segmenteve rrugore apo dhe kodrinave të qytetit duke shkaktuar ndotje.

Hedhja e mbeturinave vend e pavend, përveç anës estetike të qytetit, shkakton edhe përhapjen e shumë sëmundjeve duke vënë në rrezik shëndetin e qytetarëve.

Ky fenomen është shqetësues kryesisht në zonën muzeale të qytetit, ku disa zona janë pushtuara nga plehrat duke dëmtuar edhe imazhin turistik të qytetit.

Ndërmarrja e shërbimeve publike thekson se ndërhyrja në disa zona është e domosdoshme.

 “Brigadat e pastrimit janë hapur në të gjithë qytetin për pastrimin e çdo lloj rrugice, e përrenjve që ne kemi problem që nga njerëz të pandërgjegjshëm po na hedhin mbetjet e tyre ne vendet jo të caktuara”,-tha specialisti i mjedisit Artur Xarba.

Çelja e sezonit turistik kërkon edhe mbështetjen e qytetarëve dhe ndërgjegjësimin e tyre për të mbajtur pastër qytetin.

 “I bëj një thirrje gjithë qytetarëve të Gjirokastrës meqenëse së shpejti hapet edhe sezoni turistik  të mos na hedhin mbetjet në vendet  jo të caktuara”,- tha specialisti i mjedisit Artur Xarba.

Sensibilizimi i qytetarëve është i domosdoshëm, sepse institucionet publike dhe organizatat për mbrojtjen e mjedisit theksojnë se një pikë e fortë e zhvillimit të turizmit është ambienti I pastër dhe mbrojtja e natyrës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026