“Hashashin e kam filluar që 10 vjeç”,ish-përdoruesi: Kur pi i harron me nënë e babë
Një 17-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e konsumimit të tepërt të drogës, kjo ngjarje sigurisht ka ngritur shqetësimin se ku e gjejnë drogën moshat e reja dhe sa e lehtë është për ta të bëhen përdorues të lëndëve narkotike.
Gazetarja e Euronews Albania ka arritur të zhvillojë një bisedë me një ish-përdorues të drogës i cili ka treguar se drogën mund ta gjesh lehtësisht në Tiranë.
“Isha 10 vjeç kur provova hashashin për herë të parë. E gjen ku të duash, të japin njerëzit. Duke pirë të tjerët i kam kërkuar. Unë dilja punoja nxirrja nga 100 nga 200. Të gjitha i shpenzoja për drogë. Heroinën për herë të parë e provova 14 vjeç. Po bën 11-12 vite tani. Tani kam vendosur të heq dorë nga varësia. Këtu në qendër kam dy javë. Shkova në spital se e ndjeva veten keq. Aty mu mbush mendja e thash duhet ta lë”,-tha për Euronews Albania ish-përdoruesi i drogës.
I pyetur nga gazetarja e Euronews Albania ai tha se në fillim për të konsumuar drogë e shtyu kurioziteti. Ai ka treguar se në fillim ndihej keq por më pas ndihej mirë.
Ai ka treguar se drogën ai mund ta gjende kudo nëpër Tiranë, kryesisht në zonën e kinostudios.
“Pika që gjeja gjithmonë ishte në Kinostudio. 10 mijë lekë kushtonte një 0.1, 0.2. Unë pija tre katër apo pesë në ditë. Konsumoja çdo ditë, më kapte gjaku, doja dozën. Më kapnin të dridhura, nuk duroja dot trupin, ato kriza janë shumë të forta”,-tha ish përdoruesi i drogës.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve