Son ‘qan’ largimin e Conte, sulmuesi fajëson veten: Duhet të kisha luajtur më mirë
Kur kanë mbetur edhe 10 ndeshje deri në fundin e Premier Leagues angleze, Tottenham do të drejtohet nga dyshja Stellini-Mason. Drejtuesit e klubit londinez vendoësn të largojne trajnerin Antonio Conte vetëm pak ditë më parë, me italianin i cili ishte shumë larg objektivave të vendosura.
Shkarkimi i 53-vjeçarit duke se solli një lehtësim në skuadër, por kishte dhe nga ata lojtarë të cilët shprehën keqardhje. Njëri prej tyre është sulmuesi koreanojugor Heung Min Son, i cili pohoi se ndihet fajtor për largimin e italianit. Sipas 30-vjeçarit është një keqardhje që nuk do të punojë më me një trajnerit të klasit botëror.
“Duhet të kisha luajtur më mirë, ndihem fajtor për largimin e tij, sepse nuk e ndihmova shumë klubin. Jam mirënjohës për atë që bëri me ne, ai është një trajner i madh me shumë përvojë dhe gjithmonë do ta mbështes në jetën time. Më vjen keq si lojtar që nuk do të punoj më me të. Ai është një trajner i klasit botëror”.
Son ështëi vetmi lojtar aktualisht që ka marrë përsipër fajin e shkarkimit të strategut të njohur Italian. Conte u vendos në krye të skuadrës britanike në vitin 2021, e ashtu si parardhësit e tij nuk fitoi asnjë trofe.
LEXONI GJITHASHTU
- Skocia i jep leksion Spanjës, Zvicra nën drejtimin e Xhakës ‘rrëmben’ fitoren e dytë
- Kosova zhgënjen sërish, dardanët nuk marrin dot as 3 pikë me Andorrën
- Shqipëria e pa fat, asnjë pikë në ndeshjen e parë të kualifikuesve EURO 2024
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë