Goditen 2 raste të shitjes së lëndëve narkotike në Vlorë e Sarandë, pranga 3 persona
Këtë të premte, policia ka goditur 2 raste të shitjes së lëndëve narkotike në qytetin e Vlorës dhe Sarandë.
Sipas raportimeve, është arrestuar në lagjen Nr.1, Sarandë shtetasi E. M., 41 vjeç, duke përgatitur doza me lëndë narkotike kanabis në banesën e shtetasit V. Ll., 46 vjeç.
Gjatë kontrollit u sekuestruan 12 doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis, gati për shitje.
Gjithashtu është arrestuar në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë shtetas i J. Gj., 21 vjeç, ku gjatë kontrollit fizik policia i sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2 doza të dyshuara lëndë narkotike kokainë, gati për shitje.
Në vijim të veprimeve procedurale, në të dyja rastet u bë arrestimi në flagrancë i të tre shtetasve të sipërpërmendur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJTIHASHTU:
GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn
Rikthehet MABCO në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet rinisja e punimeve
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 10:42 Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut dënohet me 7 vite burg
- 10:41 Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:37 Negociatat me LVV, pse po hesht PDK? Analisti: Pritet me padurim gjyqi për krerët e UÇK
- 10:24 Departamenti Amerikan i Thesarit heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmeteve
- 10:14 Shkon në 55 numri i viktimave në Francë nga temperaturat e larta, dhjetëra qytete në alarm
- 10:12 GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn