Goditen 8 qendra prostitucioni në Shkodër, procedohen 13 shtetase të huaja
Policia e Shkodrës ka ndërmarrë një operacion për goditjen e 8 qendrave të prostitucionit të shpërndara në banesa të ndryshme në qytet.
Gjatë operacionit, janë proceduar penalisht gjithsej 15 persona, përfshirë 13 shtetase të huaja, të moshave nga 22 deri në 42 vjeç, të cilat vinin nga Peru, Azerbajxhan, Brazili, Mali i Zi dhe Kina. Ndër të proceduarit janë edhe dy shtetas shqiptarë, një 28-vjeçar dhe një 17-vjeçar, të cilët u kapën gjatë aksionit në dy prej qendrave të prostitucionit.
Gjatë zhvillimit të operacionit, autoritetet sekuestruan një sërë provash materiale, përfshirë 28 telefona celularë, një tablet, një telekamerë, si dhe një shumë të konsiderueshme parash, të përfituara nga ushtrimi i prostitucionit. Këto prova janë duke u përdorur për të thelluar hetimet dhe për të identifikuar organizatorët e rrjetit të shfrytëzimit.
Hetimet janë në vazhdim, ndërsa forcat e policisë po punojnë për të identifikuar dhe kapur personat që qëndrojnë pas këtij aktiviteti kriminal. Prokuroria e Shkodrës ka filluar procedurat për veprat penale “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”, “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Prostitucioni” në bashkëpunim.
Në kuadër të këtij operacioni u proceduan penalisht 13 shtetase nga disa Peruja, Mali i Zi, Azerbajxhani, Kina dhe Brazili, konkretisht shtetaset:
– D. G., 31 vjeçe, banuese në Peru;
– Sh. G., 36 vjeçe, banuese në Azerbajxhani;
– V. G, 25 vjeçe, banuese në Peru;
– L. R, 27 vjeçe, banuese në Mal të Zi;
– S. B, 39 vjeçe, banuese në Mal të Zi;
– A. A, 29 vjeçe, banuese në Brazil;
– Ch. Zh., 42 vjeçe, banuese në Kinë;
– F. K., 29 vjeçe , banuese në Azerbajxhani;
– G. M., 38 vjeçe, banuese në Azerbajxhani;
– M. L, 22 vjeçe, banuese në Brazil;
– M. X., 29 vjeçe, banuese në Kinë;
– N. N., 33 vjeçe, banuese në Mal të Zi;
– U. G, 39 vjeçe, banuese në Azerbajxhani.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë