Goditjet e SPAK| Akademiku Fuga: Lidershipi i partive po fokusohet vetëm në 1 person

23 Tetor 2024 | 20:55

Akademiku Artan Fuga ishte i ftuar në emisionin “Barometri” në Euronews Albania për të diskutuar ndikimin politik të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Fuga theksoi se arrestimet që bën SPAK-u kanë një efekt në jetën politike, sidomos kur nën goditjen e kësaj strukture bien figura të njohura të politikës shqiptare të 30 viteve të fundit.

Megjithatë, ai nënvizoi se pavarësisht qëndrimit të SPAK, si një faktor i jashtëm, duhet pasur parasysh që rrëzimi i elementit kyç një partie, pra kryetarit, sjell pasoja për gjithë grupimin, ku shpesh një pjesë e mirë tyre nuk njihen nga elektorati.

“Nuk mund të them që nuk ndikon në jetën poltike arrestimet që bën SPAK-u, aq më shumë kur nën goditjen e kësaj struture të drejtësisë bien personalitet e politikës të këtyre 30 vjetëve. Duke marrë parasysh analizat e mia, unë do them që sado këto goditje luajnë një rol, unë do kapem tek një fjalë ; qëndrimi SPAK-ut janë një faktor i jashtëm. Ndikojnë faktorët e jashtëm në jetën politike, jeta politika nuk është një mjedi i mbyllur në një epruvetë ku veprojnë vetëm ligjet e politikës. Politika vepron brenda shumë faktorësh. Edhe në vitet e  kaluara ka ndikuar tërmeti për shembull, që nuk ishte faktor i jashtëm, ishte faktor natyror. Jam duke thënë që nuk është rasti i parë. Një parti politike merr goditje nga rrethana të jashtme, por duhet parë që kryetrët e partive politike janë njëshi në një parti. Unë mund të numëroj nja 20 parti të tjera, ku hiq kryetarin ti nuk e di çfarë ka mbas”, tha Fuga.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026