“O dumduman!” Zbardhen përplasjet e Metës me kreun e SPAK, çfarë ndodhi në seancë
Ndërkohë që seanca për ish-presidentin Ilir Meta është shtyrë për të rifilluar në orën 13.30, gazetari Eni Ferhati ka treguar në një lidhje direkte për Euronews Albania më shumë detaje.
Ai tha se seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura por sipas burimeve në të ka pasur shumë përplasje, ku nuk kanë munguar ofendimet e ish-presidentit Meta ndaj kreut të SPAK Altin Dumani.
“Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, por kemi mësuar disa detaje. Në korridor ka pasur masa të shtuara të forcave të sigurisë, kryesisht të prokurorëve të SPAK. Në seancë ka qenë Altin Dumani, Arben Kraja, por edhe Sotir Kllapi.
Ka qenë një seancë mes tensioneve, ku ish-presidenti Meta nuk i ka kursyer ofendimet apo ngritjen e tonit të zërit në drejtim të prokurorëve të SPAK e kundër Altin Dumanit, duke vijuar me etiketimet që ka përdorur edhe më herët kundër kryeprokurorit edhe në kohën kur merrej në pyetje si person në dijeni për hetimet që po zhvillonte Prokuroria e Posaçme.
Sipas informacioneve dhe burimeve në seancë është kërkuar kohë nga avokatët për tu njohur me aktet. Zoti Meta është shprehur me fjalë të ashpra dhe etiketime në drejtim të kryetarit të Prokurorisë së Posaçme, duke e etiketuar si Dumduman, por edhe me fjalë të tjera ofenduese”,-tha gazetari Ferhati.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge