Godoleshi i Elbasanit ‘nderon’ fermerët, këtë vit prodhoi rreth 700 tonë qershi

2 Qershor 2025 | 16:09

Godoleshi, një fshat në Elbasan, i njohur edhe si fshati i qershive prodhon rreth 700 ton në vit. Kjo periudhë e vitit për fermerët përkon me vjeljen e frutit. Xhevahir Ademi në tokat e tij ka mbjellë afro 1500 rrënjë, sasi të cilën e ka nxjerrë në treg për shitje. Ai shprehet i kënaqur me të ardhurat që po fiton.

“Këtë vit është mirë. Dora e parë ishte 5 mijë, 6 mijë me cilësi, ndërsa dora e dytë që shikoni tani është te 2 mijë e 500, 2 mijë. Kjo është qershi autoktone. Vetëm zona e Godoleshit e bënë këtë lloj qershie. Në të gjithë Shqipërinë ketë vit vetëm Godoleshi ka qershi se i ka dëmtuar moti, çmimi favorizon jashtë mase vetëm se nuk kanë tjerët. Dhe jemi shumë të kënaqur ketë vit”,-tha Xhevahir Ademi.

Kapirçot e motit në disa zona të vendit, përveç Godoleshit, ka bërë që prodhimi të ketë kërkesë për shitje, sidomos në tregun vendas.

“Brenda për brenda Shqipërisë, në Tiranë më shumë. Por, vijnë edhe tregtarë jashtë mase shumë. Këtë vit janë shtuar në maksimum. Mund të vijnë 20 fugona apo kamiona.”

Xhevahiri trashëgoi nga babai i la 750 rrënjë qershi. Dikur fermeri nuk e vlerësonte pasurinë që i kishte lënë i ati, ndërsa sot tregon se la emigrimin për tu marrë me këtë punë.

“Emigrimin e pashë që nuk ishte zgjedhje e duhur dhe larg familjes isha. Ndërsa këtu është gjëja më kryesore, puna është më e saktë. Puno në shtëpinë tënde”,-tha Xhevahir Ademi.

Qershia e Godoleshit, këtë vit u ka siguruar fermerëve çmimin më të mirë gjatë këtyre 30 viteve. Kushtet e motit ndikuan negativisht në vendet e tjera si Dibër, Korçë, dhe Berat prodhimi këtë sezon ishte shumë i ulët, ndërsa kërkesat e larta në treg dhe mungesa e prodhimit ka sjellë rritje të çmimit të këtij fruti ku një kilogram qershie tek fermerët sot blihet nga 250-500 lekë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump: Ja udhëzimi që kam lënë nëse Irani ndërmerr një sulm ndaj meje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se ka dhënë udhëzime të qarta për reagimin amerikan nëse Irani arrin të kryejë një komplot...
18:23 | 10/07/2026

Hungaria i bashkohet Prokurorisë Publike Evropiane, hapet rruga për hetime mbi fondet e BE-së

Komisioni Evropian ka miratuar kërkesën e Hungarisë për t’iu bashkuar Prokurorisë Publike Evropiane (EPPO), institucionit përgjegjës për hetimin e mashtrimeve, korrupsionit dhe keqpërdorimit të fondeve...
18:13 | 10/07/2026

SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit por mban gati objektivat ushtarakë, prioritet diplomacia

Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar përkohësisht sulmet ndaj Iranit, ndërsa përpjekjet diplomatike për uljen e tensioneve kanë marrë përparësi pas përshkallëzimit të ditëve të fundit....
17:57 | 10/07/2026