1 mijë ton patate mbesin stok në Stëblevë, fermerët ankohen për mungesë tregu
Patatja është e vetmja kulturë bujqësore që kultivon zona e Stëblevës në Librazhd. Rreth 1 mijë ton prodhim i fermerëve ka mbetur stok në kavaletat e vendosura në ara.
Patatja e Stërblevës edhe pse njihet për vlerat e saj serish për shkak të mungesës së tregut ka ngel pa shitur. Të gjithë fermerët e zonës ankohen jo vetëm për mungesë tregu por edhe për çmimin dhe abuzimin që tregtarët bëjnë me këtë patate.
“Kemi prodhuar 400 kuintal, gati 100 e ca kuintal i kemi pa shit. Pse? S’ka treg. Sa shkon çmimi? Me 40 ka rënë qe ne vjeshtë me 50 tani e shohin që nuk shkon se ka hyrë nga jashtë dhe ka vajtur me 40”, thotë një zonjë.
Fermerët e kësaj zone kanë nevojë për një pikë grumbullimi, ndërsa shtojnë se tregtarët abuzojnë me etiketën “patate Stëbleve”.
“Hyn shumë nga jashtë dhe prishet, nuk e marrin me tregtarët, nuk ka kërkesa shumë. Ky është risku, s’ka fitim. Ka tregtarë që nuk vijnë fare këtu, janë nga Fieri nga Lushnja dhe i shesin si patate Stërbleve dhe prishin tregun”, shprehet një tjetër.
Sipas fermerëve, patatja e Stëblevës është cilësore për shkak të tokës ku mbillet dhe qëndrimit të gjatë në tokë.
Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
Rikonstruktohet aksi Qafë Qelë–Koman, përmirësohet rruga drejt një prej zonave turistike në veri
Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin
- 19:11 Festimet për fitoren e Francës kthehen në tragjedi, 17-vjeçarja bie nga kamioni dhe shtypet prej tij
- 19:05 Vuçiç tregon kur do ta lërë presidencën: Mund të kandidoj për kryeministër
- 19:03 Vritet ish-deputetja e njohur britanike, arrestohet një autor i dyshuar
- 18:44 Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
- 18:43 A rrezikohet rajoni? Shpërthen ethja afrikane në Serbi, urdhërohet asgjësimi i 11 mijë derrave
- 18:23 Trump: Ja udhëzimi që kam lënë nëse Irani ndërmerr një sulm ndaj meje