English

“Golf 7” sfidon policinë në Vlorë/ Ndjekja vijon drejt Fierit, në aksion dhe FNSH

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një ndjekje policore është zhvilluar mes Vlorës dhe Fierit, pasi një automjet tip Golf 7 i bardhë nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar në një pikë kontrolli brenda qytetit të Vlorës.

- Advertisement -

Burime nga policia bëjnë me dije se patrulla i ka kërkuar shoferit të ndalojë, por ai është larguar me shpejtësi, duke detyruar forcat e rendit të braktisin postbllokun dhe të nisin ndjekjen.

Për të ndalur automjetin, në aksion janë përfshirë njësia operacionale dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH).

Pasi ka lëvizur me shpejtësi në brendësi të qytetit, automjeti ka kaluar përmes zonave të banuara, duke i shpëtuar përkohësisht patrullave.

Më pas, ka shmangur një tjetër postbllok në daljen e Vlorës dhe ka vijuar në drejtim të Bypass-it të Vlorës, duke hyrë më pas në autostradë.

Ndjekja tashmë ka kaluar në Fier, ku disa struktura të policisë janë angazhuar për ta bllokuar automjetin.

Burimet policore bëjnë me dije se operacioni po vijon dhe priten të tjera informacione mbi identitetin e drejtuesit dhe arsyen e mosndalimit në postbllok.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?