Goncharenko tregon arsyet përse dorëzoi rezolutën për njohjen e Kosovës
Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko ka dorëzuar një draft-rezolutë në Parlament, ku bëhet thirrje që vendi të njohë pavarësinë e Kosovës.
Në një intervistë për “Euronews Albania, Goncharenko ka treguar arsyet se përse vendosi ta ndërrmerte pikërisht në këtë moment iniciativën.
Ai u shpreh se nuk është marrë personalisht më herët me çështjen e Kosovës, teksa shtoi se lufta me Ukrainën, e ka ndryshuar sjelljen e Kievit ndaj disa çështjeve.
Goncharenko u shpreh i shqetësuar se Rusia mund ta përdorë njohjen e Kosovës, si justifikim për Krimenë dhe Donbasin.
“Unë personalisht nuk jam marrë më herët me këtë çështje, ndaj dhe e nisa në këtë moment këtë iniciativë, por edhe për faktin se lufta e ka ndryshuar sjelljen tonë ndaj disa çështjeve. Ne në Ukrainë jemi të shqetësuar që Rusia mund të përdorë njohjen e Kosovës si justifikim për Krimenë dhe Donbasin, që është e pushtuar nga Rusia.
Por mendoj se mbas nisjes së luftës më 24 shkurt, është e qartë për këdo, që nuk është dëshira e popullit në Ukrainë që situata të vazhdojë kështu dhe është një agression i luftës së Rusisë në Ukrainë dhe nuk mund të krahasohet aspak me situatën që ka kaluar Kosova me Serbinë”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja
Parlament dhe protestë në Tiranë, priten tensione. Mobilizohet Policia
Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe pyjore (VIDEO)
- 17:17 Tërmetet shkatërrimtare në Venezuelë, 5.546 viktima. Dëmet arrijnë në 19,6 miliardë dollarë
- 17:06 Sulmi në Berlin, qeveria gjermane: Akt terrorist, autori ende në arrati
- 16:44 Kryeministri britanik paralajmëron Trumpin: Interesi kombëtar vjen i pari
- 16:31 Irani dënon sulmet e Ukrainës në Detin Kaspik
- 16:19 Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja
- 16:11 Parlament dhe protestë në Tiranë, priten tensione. Mobilizohet Policia