Gonzato-prokurorëve: Puna juaj ndikon direkt te integrimi në BE

17 Qershor 2025 | 10:00

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, deklaroi sot në Forumin e Prokurorëve të Ballkanit Perëndimor se duhet një bashkëpunim sa më i madh gjyqësor mes vendeve të rajonit.

Sipas tij, në Shqipëri mbetet thelbësor identifikimi i të ardhurave nga krimi. Ai theksoi se puna e organeve të drejtësisë ndikon drejtpërdrejt te procesi i negociatave me Bashkimin Evropian.

“Ne e njohim angazhimin e vendeve në rajon për të luftuar krimin e organizuar, që është i dëmshëm për kohezion social dhe gërryen besimin  e qytetarëve tek institucionet. Rrjetet kriminale përdorin edhe institucionet për të zgjeruar ndikimin e tyre. Duhet të punojmë sëbashku. Forcimi i sundimit të ligjit është sfidë thelbësore për vendet që duan të anëtarësohen në BE. Puna juaj ndikon direkt në këtë proces.

Krimi dhe korrupsioni gjenerojnë pasuri dhe para dhe ato duhen gjurmuar. Kapacitetet ligjzbatuese duhet të rriten, duhen veprime konkrete për krimet financiare. Identifikimi i të ardhurave nga krimi është me shumë rëndësi. Presim nga Shqipëria miratimin e një ligji të posaçëm për ngritjen e Agjencisë përkatëse. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të jetë e dukshme në të gjitha nivelet. Bashkëpunimi me aktorët e tjerë është i nevojshëm me policinë, doganat, tatimet, sektorin privat.

Pandëshkueshmëria nuk duhet të jetë e pranishme në shoqëri. Natyra në zhvillim e krimit ndërkombëtar kërkon vigjilencë dhe nisma konkrete si dhe burime financiare e njerëzore. Identifikimi i të ardhurave nga krimi është thelbësor në Shqipëri, si dhe rimarrja e aseteve.

Duhet bashkëpunim gjyqësor më tej dhe përdorimin e të gjitha mjeteve në dispozicion, mbështetja e ofruar nga ky projekt për Ballkanin Perëndimor, ka efekte mjaft praktike përveç kontributeve të vlefshme që prokurorët japin. Përmes projektit, vendet kanë akses në burimet dhe praktikat më të mira të Eurojust. BE qartësisht përmes Eurojust dhe delegacioneve do vazhdojë t’ju mbështesë në punën tuaj”, deklaroi Gonzato.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026