Nis procesi i rinumërimit të votave për katër qarqe, KQZ jep detajet
Ka nisur këtë të martë procesi i rinumërimit të një pjese të votave për qarqet Tiranë, Elbasan, Fier dhe Durrës, në zbatim të vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS).
Procesi po zhvillohet në ambientet e Pallatit të Sportit “Farie Hoti” në Tiranë dhe do të zhvillohet në dy faza të ndara, ku në fazën e parë do të numërohen votat për subjektet politike, ndërsa në fazën e dytë do të vijojë numërimi i votave për kandidatët për deputetë.
Numërimi po kryhet në 24 tavolina të dedikuara, ku janë të pranishëm vëzhgues të autorizuar nga tre subjektet ankimuese: Koalicioni PD-ASHM, Partia Socialiste dhe Partia Mundësia.
Detajet e procesit:
- 2.323 qendra votimi do të hapen në total, përfshirë 85 kuti votimi nga jashtë vendit.
- Procesi po realizohet nga 24 grupe numërimi, me gjithsej 63 punonjës të administratës: 48 numërues dhe 15 zëvendësues.
- Numërimi kryhet në 24 tavolina, në praninë e vëzhguesve të autorizuar nga subjektet që kanë paraqitur ankimimet.
Qarku Tiranë
- Rinumërimi përfshin të gjitha kutitë e votimit brenda vendit.
- Përfshin 18 KZAZ dhe 1.282 qendra votimi.
Qarku Fier
- Rinumërim për të gjitha kutitë për subjektet dhe kandidatët.
- Përfshin 9 KZAZ dhe 587 qendra votimi.
Qarku Durrës
- Rinumërim i plotë për:
111 qendra votimi të KZAZ nr. 21 dhe 22
126 qendra votimi të listuara nga PD-ASHM
60 qendra votimi të kërkuara nga PLL
- Në total, do të rinumërohen 360 kuti, prej të cilave 275 nga brenda vendit dhe 85 nga jashtë.
Qarku Elbasan
- Rinumërimi përfshin 94 qendra votimi të KZAZ nr. 45 dhe 52, duke përfshirë fletët e votimit dhe materialet zgjedhore.
Shpenzimet për procesin:
- 7.858.600 lekë për sistemin e regjistrimit dhe transmetimit online të rezultateve
- 8.480.000 lekë për infrastrukturën logjistike
- 4.775.450 lekë për zarfe dhe materiale ndihmëse
LEXONI GJITHASHTU:
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 19:43 Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”
- 19:21 Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 19:13 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare
- 19:06 Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL