Goxhaj: Trump ka filluar real politikën, nuk mund të përballet me shtetet e mëdha
Eksperti i sigurisë, Dritan Goxhaj, ka diskutuar në emisionin “NOW me Erla Mehillin” mbi deklaratat e ish-presidentit amerikan Donald Trump për territoret e Kanadës, Panamasë dhe Grenlandës.
Sipas Goxhajt, Trump po përdor një strategji të quajtur “real politik”, duke shpresuar të zgjasë dhe forcojë ndikimin e SHBA-së me këto shtete të ashtuquajtura të vogla, përpara se të ndeshet me fuqitë më të mëdha si Kina, Rusia dhe Irani.
“Trump nuk i bëri këto deklarata gjatë fushatës, pasi do ta cilësonin si të çmendur dhe kjo do t’i kthehej në një bumerang. Por tani ai po i kthehet real politikës,” tha Goxhaj.
Ai theksoi se SHBA nuk mund të hyjnë në asnjë konflikt global me këto shtete, pasi do të rrezikonin të humbnin dominimin e perandorisë amerikane.
“Për këtë arsye, Trump po fokusohet në territoret e këtyre shteteve të vogla, duke filluar me Panama dhe Grenlandën,” shpjegoi eksperti.
Sipas Goxhajt, Panamaja është një territor që SHBA mund ta rimarrë pa shumë vështirësi, pasi kjo ka ndodhur edhe më parë. Po ashtu, ai shtoi se Grenlanda mund të bëhet pjesë e SHBA-së përmes një referendumi, duke ofruar siguri për popullsinë e saj.
“Grenlandën mund ta marrë shumë lehtë politikisht, pa përdorur forcë, duke i ofruar sigurinë,” u shpreh ai.
Në lidhje me Kanadanë, Goxhaj theksoi se situata është më e ndërlikuar, pasi përdorimi i forcës ushtarake është i pamundur dhe se Kanadaja ka forca politike nacionaliste që janë kundër ndikimit të SHBA-së.
“Në Kanada ka forca nacionaliste që janë kundër SHBA-së, dhe kjo ka çuar në një rikthim të ndjenjës nacionaliste atje,” përfundoi ai.
Këto deklarata pasqyrojnë një vlerësim të situatës globale dhe mundësitë për një ndryshim të mundshëm të politikës amerikane në vitet në vijim.
LEXONI GJITHASHTU:
Ushtria izraelite përshkallëzon sulmet në zonat e Libanit jugor (VIDEO)
Shirat e rrëmbyeshëm godasin Bregun e Fildishtë dhe Ganën, 59 viktima dhe dhjetëra të zhdukur
Përfundojnë bisedimet SHBA-Iran në Doha, negociatat mbeten pa rezultate konkrete
- 08:35 Rama takim me pensionistët: Të gjitha të ardhurat shtesë nga taksat e naftës do të shkojnë për pensionet
- 08:25 Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë, policia nis hetimet (VIDEO)
- 08:17 Qeveria ndryshon skemën e bonusit të pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Do të jepet në bazë mujore
- 07:57 Ushtria izraelite përshkallëzon sulmet në zonat e Libanit jugor (VIDEO)
- 07:52 Anglia mposht 2-1 Republikën Demokratike të Kongos dhe kualifikohet në raundin e 16-tave
- 07:46 Shirat e rrëmbyeshëm godasin Bregun e Fildishtë dhe Ganën, 59 viktima dhe dhjetëra të zhdukur