Grabitën banesën në Elbasan, arrestohet një prej autorëve, në kërkim tjetri
Policia e Elbasanit ka zbardhur grabitjen e një banese të ndodhur dy ditë më parë ndërsa ka arrestuar njërin prej autorëve të grabitjes dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, të kryera menjëherë pas denoncimit për vjedhje në një banesë në lagjen “Partizani”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan identifikuan autorët e rastit, kapën dhe vunë në pranga njërin prej tyre, shtetasin E. B., 32 vjeç, si dhe po punojnë për ndalimin e bashkëpunëtorit të tij, shtetasit N. L., 27 vjeç, të dy banues në Elbasan.
2 shtetasit, dyshohet se më datë 28.02.2024, kanë vjedhur pajisje në banesën e shtetasit V. S.
Shërbimet e Policisë gjetën pajisjet e vjedhura, të cilat ishin blerë nga shtetasi D. K., 28 vjeç. Për këtë arsye, për 28-vjeçarin filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)
“Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë
- 16:15 Eliminimi i Anglisë nga Botërori, presidenti Trump kritikon strategjinë e trajnerit Tuchel
- 16:05 Kosova i kërkon BE-së të bëjë më shumë për ta dënuar deklaratën e ministres serbe për spastrim etnik
- 15:51 Kuvajti në shënjestër të Iranit, goditen termocentralet dhe objektet e naftës. Disa të plagosur (VIDEO)
- 15:39 Tensionet në rritje, Irani: Memorandumi i Mirëkuptimit është pezulluar pasi SHBA-të shkelën angazhimet e tyre
- 15:29 Forcat ukrainase godasin qendra kryesore logjistike në Rusinë qendrore, disa të vrarë (VIDEO)
- 15:14 Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset