Grabitën dy karburante me pistoletë lodër, në kërkim dy të rinj nga Mamurrasi
Dy persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, pasi dyshohet se kanë grabitur dy karburante nën kërcënimin e një arme lodër.
Sipas policisë, në datat 21 dhe 22 janar 2026, shtetasit E. N. alias E. Ll., 30 vjeç, dhe A. L., 23 vjeç, të dy banues në Mamurras, dyshohet se kanë vjedhur xhirot ditore dhe një sasi nafte në dy karburante në Kukës dhe Lezhë, duke përdorur një pistoletë lodër për të kërcënuar punonjësit.
Operacioni policor i koduar “Koordinimi”, i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, çoi në zbardhjen e dy vjedhjeve dhe identifikimin e autorëve.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. L., Policia gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, pistoletën lodër me të cilën dyshohet se këta shtetas kërcënuan punonjësit për të kryer vjedhjet.
Nga veprimet hetimore dyshohet se vjedhjet u kryen rreth orës 21:15 të mbrëmjes së datës 21.01.2026 dhe rreth orës 00:30 të mëngjesit të datës 22.01.2026, në autostradën “Milot-Morinë” dhe aksin “Lezhë–Shkodër”.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa punonjësit e policisë vazhdojnë punën për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim.

Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)
“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij