Grabitet 18-vjeçari në Shkodër, 2 persona i marrin me dhunë portofolin dhe celularin

7 Tetor 2024 | 11:52

Një shtetas rumun, 19-vjeçar, është arrestuar në qytetin e Shkodrës pasi i vodhi me dhunë portofolin dhe celularin një bashkëmoshatari të tij.

Adoleshenti rumun, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, të cilin policia ende nuk e ka identifikuar, e ndaluan 18-vjeçarin në bulevardin “Zogu i Parë” dhe i grabitën me dhunë sendet personale.

Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti te 19-vjeçari celularin dhe portofolin e vjedhur, si dhe një sasi kanabisi.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tij në këtë vjedhje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte rënë pre e një vjedhjeje në bulevardin “Zogu i Parë”, organizuan menjëherë punën për kapjen e autorëve. Falë veprimeve të shpejta, u identifikua dhe u arrestua njëri nga autorët e dyshuar, D. L., 19 vjeç, banues në Shkodër.

Nga hetimet rezulton se ai, në bashkëpunim me një shtetas tjetër të paidentifikuar, mbrëmjen e djeshme i kanë vjedhur me dhunë 18-vjeçarit, celularin dhe portofolin ku mbante 4000 lekë.

Gjatë kontrollit fizik, D. L. kishte me vete celularin dhe portofolin e vjedhur, si dhe një sasi të vogël lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa, të cilat u sekuestruan si prova materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026