Grabitet dyqani luksoz në qendër të Romës, autorët thyen xhamin me makinë
Një grabitje është regjistruar këtë të hënë në një dyqan Louis Vuitton në qendër të Romës, në kryqëzimin e rrugëve Mario dei Fiori dhe Condotti. Tre burra, me fytyrë të mbuluar mbërritën në vendngjarje me një automjet.
Ata e përplasën makinën në dritaren prej xhami të dyqanit luksoz , duke shkaktuar dëme të shumta dhe duke hapur një kalim në brendësi të tij. Ata vodhën rreth 80 artikuj, kryesisht çanta dore dhe aksesorë të tjerë me vlerë të lartë.
Shuma totale e dëmit nuk është llogaritur ende, por vlerësimet fillestare tregojnë se mund të vlejë qindra mijëra euro. Autoritetet po shqyrtojnë pamjet filmike nga kamerat e sigurisë, si në dyqan ashtu edhe në bizneset fqinje, me qëllim identifikimin e autorëve dhe rrugën e tyre të arratisjes pas vjedhjes.
Furto nella notte nel magazzino di #LouisVuitton in centro a Roma.
Tre uomini a volto coperto hanno sfondato la vetrata e rubato borse e oggetti per un valore da quantificare.
E ora è caccia ai ladri.#Tg1 Simona Giampaoli pic.twitter.com/VU6GBRtIOj— Tg1 (@Tg1Rai) November 17, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
Sizmologu amerikan, që mbahet i ndaluar nga Kina për spiunazh
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 22:13 Sizmologu amerikan, që mbahet i ndaluar nga Kina për spiunazh
- 22:11 Goditja e dytë brenda pak muajsh për Giorgia Meloni
- 22:09 Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor
- 22:08 Zjarret në Kanada, tymi përhapet deri në Amerikën e Veriut! Autoritetet nën alarm: Është ndotur ajri, qëndroni mbyllur