Grabitje me armë te një bankë pranë stadiumit “Dinamo” në Tiranë, autori i merr lekët klientit
Një grabitje ka ndodhur brenda një banke të nivelit të dytë në Tiranë, ku një person që dyshohet se ka qenë i armatosur i ka marrë një klienti të bankës një shumë parash që ai do ti depozitonte.
Sipas informacioneve paraprake, autori i maskuar ka hyrë në ambientet e bankës, por nuk ka pasur si objektiv grabitjen e saj. Me një send në dukje si pistoletë, ai i është afruar një shtetasi që kishte me vete 15 milionë lekë të vjetra në një çantë dhe ia ka marrë. Më pas, është larguar me një skuter elektrik (monopatinë), të cilin e kishte lënë jashtë bankës.
Policia ka arritur të krijojë një identikit dhe madje disponon edhe emrin e personit të dyshuar. Po ashtu, ka dyshime se ai e ka pasur nën vëzhgim personin të cilit i mori paratë.
Ndërsa policia vijon kërkimet për autorin e dyshuar, po analizon pamjet e kamerave të sigurisë dhe itinerarin që ai ka ndjekur pas largimit nga vendi i ngjarjes.
Forca të shumta policore kanë mbërritur në zonë dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
“Rreth orës 12:26, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke dhe, dyshohet se në kërcënimin e një sendi në dukje armë, ka marrë një shumë parash.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e rastit”, njofton policia.
Vrasja në Shkodër, flet e afërmja e familjes: Nuk kanë pasur asnjë konflikt (VIDEO)
Samiti i NATO-s, Rama takim me Erdogan në Ankara: Mik i çmuar
Zbardhen detaje nga vrasja në Shkodër, identifikohen autori dhe viktima (EMRAT)
- 15:36 Vrasja në Shkodër, flet e afërmja e familjes: Nuk kanë pasur asnjë konflikt (VIDEO)
- 15:22 Samiti i NATO-s, Rama takim me Erdogan në Ankara: Mik i çmuar
- 15:12 Zbardhen detaje nga vrasja në Shkodër, identifikohen autori dhe viktima (EMRAT)
- 14:56 Arrestohet 38-vjeçari në Himarë, u kap me armë, granatë dhe jelekë antiplumb
- 14:40 Kurti fton në takim liderët e opozitës për krijimin e institucioneve të reja
- 14:39 Berisha: Rama po jep miliona euro nga fondi i emergjencës për një koncert