VIDEO| Grabitja me pistoletë lodër karburantin në Vlorë, si u arrestuan të rinjtë

22 Prill 2024 | 16:22

Tre të rinj janë vënë në pranga nga uniformat blu të Vlorës. Nën kërcënimin e një arme imituese pistoletë me silenciator tre të rinjtë kanë grabitur dy qytetarë duke iu marrë një shumë parash dhe një aparat celular.

Më pas ata grabitën edhe një pikë karburanti duke marrë xhiron ditore.

Në lagjen “10 Korriku”  u bë i mundur arrestimi i tre autorëve të dyshuar me iniciale A. M., 20 vjeç, një 16-vjeçar dhe një 17-vjeçar.

Shërbimet e policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë imituese pistoletë me silenciator, një shumë parash, portofoli dhe aparati celular, të dyshuar të vjedhura, një mjet prerës (thikë), 2 maska mjekësore dhe automjeti tip “Audi” që autorët kanë përdorur për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026