Grafeni: Njihuni me materialin e së ardhmes, 200 herë më i fortë se çeliku

13 Shkurt 2020 | 18:56

Grafeni është quajtur si materiali i së ardhmes pasi është shumë i fortë dhe përfshin një gamë të gjerë përdorimesh të mundshme. Studiuesit europianë sapo kanë nxjerrë udhëzuesin e parë sesi mund të prodhohet ky material.

Udhëzuesi është botuar nga Shoqata e Grafenit, e përbërë nga një sërë universitetesh dhe kompanish. E themeluar në 2013, është një nga 3 projektet e mëdha shkencore të financuara nga BE-ja me një buxhet mbi 1 miliard euro deri në 2023.

Shoqata shpreson se udhëzuesi do të nxisë përdorimin e këtij materiali, i cili ka potencialin që të revolucionarizojë industri të tëra.

Grafeni është një shtresë atomesh karboni që nxirret nga grafiti, i cili gjendet dhe në majën e lapsit.

Në dukje i ngjason huallit, është 200 herë më i fortë se çeliku, se diamanti dhe përçon nxehtësi dhe elektricitet më mirë se çdo material tjetër, përfshi këtu arin apo bakrin. Dhe gjithashtu është një milion herë më i vogël se një fije floku.

70 studiues morën pjesë në hartimin e udhëzuesit prej 500 faqesh.

“Është një libër i madh që përmban përshkrimin e pjesës më të madhe  të mënyrave sesi mund të prodhohet grafeni dhe materiale të tjera dy-dimensionale”, tha për Euronews, Mar García Hernández nga Shoqata e Grafenit.

Përkulshmëria dhe aftësia ripërtëritëse e këtij materiali do të thotë që mund të përdoret në shumë industri si aeronautika, eksplorimi i hapësirës, mjekësia, energjia dhe pajisjet elektronike.

Dhjetorin e shkuar Shoqata e Grafenit bashkëpunoi me disa nga kompanitë më të mëdha në Europë si Airbus, Fiat- Chrysler, Lufthansa, Siemens,

Një nga projektet është zhvillimi i sensorëve që mund të jetë shumë i rëndësishëm për përdorimin e sigurtë të makinave pa pilot, ndërsa një tjetër do të përdorë filtra të krijuar nga grafeni për të hequr ndotës si pesticidet dhe patogjene të rrezikshme nga uji i pijshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online

ChatGPT do të ketë së shpejti mundësinë të kryejë blerje online në emër të përdoruesve, falë një partneriteti të ri mes OpenAI dhe Visa. Teknologjia...
18:02 | 12/06/2026

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026