Grafite me ngjyrat e flamurit serb shfaqen në katër komunat e veriut të Kosovës

11 Shkurt 2024 | 12:41

Në katër komunat veriore, raportohet se janë parë grafite të shkruara në disa objekte. Ato janë me ngjyrat e flamurit të Serbisë, e kuqe, e kaltër dhe e bardhë.

“Kur ushtria kthehet në Kosovë” dhe “Jeton Brigada e Veriut”, janë disa prej mesazheve të këtyre. Raportohet se ato mund të jenë të shkruar gjatë natës.

Lidhur me rastin Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me policinë për të detaje por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk kanë kthyer përgjigje.

Në qershor të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës, i shpalli si organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”.

Ky rast nuk është i pari që “Brigada e Veriut” shkruan grafite të tilla.

Edhe në vitin 2022, kjo organizatë i kishte shkruar disa në shëtitoren e Mitrovicës së Veriut, e të cilat përmbanin mesazhe si: “Shkoni në shtëpi”, dhe “Kjo është Serbi”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Lajmin e ka konfirmuar për Euronews Albania, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj. Gazetari i...
12:52 | 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026