Granti i BE, Vengu: Nuk përputhej më me interesat strategjikë të zhvillimit portual
Drejtori i Portit të Durrësit, Pirro Vengu deklaroi se Bashkimi Evropian ka kërkuar informacion për vijimësinë e projektit për portin e ri turistik.
Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Vengu u shpreh se u kërkua anulimi i grantit prej 28 milionë eurosh nga BE-ja, pasi kjo nuk përputhej më interesat strategjike të zhvillimit portual në Shqipëri.
“Bashkimi Evropian ka kërkuar informacion për vijimësinë e këtij projekti. Ka shumë interes për portin tregtar. Granti i famshëm ka qënë një pjesë grant, një pjesë kredi, parashikuar për zgjerimin e kapacitit të kalatave, për më shum krom, mallra gjenerale dhe mallra që ndotin.
Granti ishte parashikuar shumë vite më parë 2010-2011, nuk konkludoi sepse ne vetë e kërkuam anuilimin dhe thamë kjo nuk përputhet më me interesat strategjike të zhvillimit portual në Shqipëri”, theksoi ai.
Pas një seance maratonë që vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit të së enjtes, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 76 pro dhe 35 kundër, projektligjin për Portin e Durrësit, duke i hapur kështu rrugë transformimit të saj në një qendër urbane me port jahtesh.
LEXONI GJITHASHTU
Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
Avokati Serjani: Në shesh na mban arroganca kundër qeverisë!
- 08:22 Shkencëtarët zbulojnë depozitën më të madhe të arit në planet: Problemi është se është “e padukshme”
- 08:14 Macron: Franca do ta lejojë Ukrainën të prodhojë raketa franceze kruiz
- 08:11 Çmimet e naftës u rritën pas kërcënimeve të Trump për të vendosur tarifa për anijet që kalojnë në Hormuz
- 08:07 SHBA-të zgjerojnë sanksionet kundër Kubës, duke synuar edhe sektorin e turizmit
- 07:45 Tregtia e diamanteve në Dubai arrin rekordin prej 41.7 miliardë dollarësh pas 14 vitesh
- 07:20 CENTCOM: Ushtria amerikane kreu një sulm të ri ajror ndaj Iranit