Vrasja e gruas që tronditi Pejën, Kosova shpall të mërkurën ditë zie Kombëtare
Pas ngjarjes së rëndë në Pejë ku shtetasi Edmond Lajçi, ekzekutoi me armë bashkëshorten e tij Gjyljeta Ukella, Presidentja Vjosa Osmani ka marrë vendim që dita e nesërme, e mërkura, të shpallet ditë zie “në kujtim të të gjitha grave dhe vajza të vrara në Kosovë si rezultat i dhunës në baza gjinore”.
Lajmin e bëri të ditur zyra për shtyp e Presidencës së Kosovës, ku thuhet se ky vendim është në mbështetje të Kushtetutës.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e mërkurë, 17 prill 2024, të shpallet ditë zie, në kujtim të të gjitha grave dhe vajzave të vrara në Kosovë si rezultat i dhunës në baza gjinore”, thuhet në njoftim.
“Shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona!”, shkroi presidentja Osmani në Facebook.
Protokolli i Shtetit, me këtë rast, është obliguar që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet.
“Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së mërkurë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Kujtojmë se ky vendim pason një fushatë që mori hov sot në rrjetet sociale me thirrjen “shpallni ditë zie për gratë e vrara”.
Vetëm 4 ditë pas vrasjes së një gruaje nga ish-bashkëshorti në Ferizaj, sot në Pejë u vra një tjetër grua nga partneri i saj.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit