Gratë mbjellin pemë për 8 Marsin. Veliaj: Certifikata mirënjohje për punonjëset
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, gra sipërmarrëse të Tiranës zgjodhën të kontribuojnë për qytetin duke mbjellë pemë, si një mënyrë për të përçuar mesazhin e rëndësishëm se shtimi i gjelbërimit jo vetëm përmirëson cilësinë e jetës, por siguron një mjedis të qëndrueshëm edhe për fëmijët. Ky gjest u përshëndet nga kryebashkikau i Tiranës Erion Veliaj.
“8 Marsi është një kujtesë se beteja nuk ka mbaruar, mund të jenë fituar disa beteja të vogla, por beteja e madhe, ajo për emancipimin, vazhdon përditë. Sot e vlerësoj jashtë mase faktin që na u bashkuat me mbjelljen e pemëve, si një mënyrë për të lënë një shenjë në qytet, dhe e vlerësoj faktin që janë të gjitha vajza dhe gra sipërmarrëse në një vend të vështirë për sipërmarrjen, sidomos kur je grua dhe kur nuk ke mbështetjen e muskujve dhe të atij të fortit nga pas”, Erion Veliaj, kryetar i bashkisë së Tiranës.
Në këtë 8 mars, kryebashkiaku ka zgjedhur të nderoj me certifikata mirënjohje punonjëset në prag pensioni.
“Ajo që ndoshta shumë njerëz nuk e dinë është se, pas një debati, apo një figure politike që drejton bashkinë, është një grup i jashtëzakonshëm grash edhe vajzash, inxhiniere, profesioniste, financiere, llogaritare, që punojnë në audit, në projektim, që janë pjesë e zbatimit të projekteve apo që inspektojnë në terren. Jam pafundësisht mirënjohës që shumë prej këtyre realiteteve të ndryshuara në Tiranë kanë emrin, firmën dhe kontributin tuaj profesional” Erion Veliaj, kryetar i bashkisë së Tiranës.
Falenderime kanë shkuar dhe në adresë të çdo gruaje që punon për pastrimin e Tiranës, që sipas Veliaj pa to qyteti nuk do ishte ky që është sot, i pastër dhe i mirëmbajtur.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit