Ilir Beqaj pas daljes nga SPAK: Po zbatoj vendimin e Gjykatës, jam nën hetim
Ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj ishte edhe këtë të premte në SPAK, sipas vendimit të gjykatës.
Ai tha se kishte shkuar në respektim të vendimit të gjykatës në prokurori, ndërsa theksoi se duhet ndarë çështja nëse ai është person nën hetim, siç i është thënë deri më tani, apo palë e tretë.
“Siç ju e dini unë jam në hetim prej katër muajsh. Vij çdo të premte për të zbatuar vendimin e gjykatës. Kur kam kërkuar aktet më është vënë përpara një urdhër i kancelares që flet për palë të treta. Duhet të ma ndajnë jam person në hetim apo palë e tretë.
Si palë e tretë ka të tjera çështje. Unë jam person nën hetim dhe udhëzimi i përgjithshëm i drejtuesit të SPAK i shtatorit, flet për një procesverbal që mbart prokurori i shënimeve dhe shpenzimeve dhe jo personi nën hetim. Duhet ta ndajnë jam palë e tretë apo person nën hetim”,-tha Beqaj.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ekuadori zgjat me 30 ditë gjendjen e jashtëzakonshme për shkak dhunës
- Kapet “Audi” me 50 kg kanabis në Kapshticë, arrestohet drejtuesi i mjetit
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:23 Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës
- 08:22 Jordania rrëzon 8 raketat iraniane
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane