Gratë serbe në Mitrovicë të Veriut protestojnë për çështjen e targave
Mesditën e sotme serbët po zhvillojnë një protestë në Mitrovicë të Veriut. Në protestë marrin pjesë kryesisht gra serbe që kanë punuar në institucionet e Kosovës dhe kanë dhënë dorëheqje.
Kjo është protesta e parë që serbët në veri po organizojnë pas vendimit të qeverisë së Kosovës për çështjen e targave.
Pritet që të ketë protesta edhe nga zona të tjera, ku do të marrin pjesë zyrtarë të institucioneve.
Deri më tani protesta është paqësore. Ndërkohë për ruajtjen e sigurisë ka prezencë të Policisë të Kosovës.
Në mbledhjen e qeverisë të mërkurën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dha detaje të reja për takimin e së hënës me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në Bruksel.
Kurti deklaroi se në tekstin e marrëveshjes kanë qenë katër paragrafë, ku është shkruar edhe për planin franko-gjerman dhe dinamizimin për marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve.
Por, sipas Kurtit, shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell ndryshoi premisën për marrëveshje, duke u fokusuar vetëm tek ujdia për targa.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë