Serbisë i kushtëzohen negociatat për anëtarësim me sanksionet ndaj Rusisë

23 Nëntor 2022 | 15:25

Parlamenti Evropian ka miratuar të mërkurën rezolutën për strategjinë e re të zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Kjo rezolutë është përpiluar nga deputeti kroat, Tonino Piculla.

Në këtë rezolutë propozohen ndryshime dramatike në qasjen e BE-së ndaj zgjerimit, shkruan REL.

Propozohet heqja dorë nga votimi me konsensus dhe marrja e vendimeve me shumicë të kualifikuar.

Në të po ashtu kërkohet që viti 2030 të jetë afat i fundit për përmbyllje të negociatave për anëtarësim dhe përmendet që procesi i zgjerimit nuk ka alternativë.

“Të forcohen kapacitetet e BE-së për të vepruar, duke reformuar procesin e vendimmarrjes, përfshirë këtu formatin me shumicë të kualifikuar në fushat relevante për procesin e zgjerimit”, përmendet në rezolutë.

Mes tjerash në rezolutë përmendet që besueshmëria e procesit të zgjerimit dhe i gjithë BE-së, është dëmtuar me raste pasi disa vende anëtare kanë shfrytëzuar interesat e tyre nacionale për të bllokuar procesin e zgjerimit.

Kjo gjë, sipas raportit, “ka krijuar hapësirë për shtrirjen e ndikimit të Rusisë, Kinës dhe faktorëve tjerë të dëmshëm në rajon”.

Sa i përket Ballkanit, në rezolutë përmendet që qasja e Parlamentit ndaj këtij rajoni të ketë në fokus përshtatjen e këtyre vendeve me qëndrimet e BE-së në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë.

Në këtë drejtim vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë, përmendet si kusht për vazhdimin e negociatave të Serbisë për anëtarësim në bllokun evropian.

“Negociatat me Serbinë të vazhdojnë vetëm nëse ky vend përshtatet me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë dhe bën reforma domethënëse të lidhura me BE-në”.

Përveç sanksioneve, në rezolutë përmendet që Serbisë t’i kushtëzohen edhe ndihmat financiare.

Në rezolutë përmendet edhe nevoja për përparim në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ashtu që të dyja vendet në avancojnë në rrugën drejt BE-së.

Sipas rezolutës, Parlamentit Evropian i kërkohet që të ndëshkohet përmbushja e kritereve të shpërblehet, derisa mungesë e përparimit nga vendet kandidate, të ndëshkohet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026