Grenell merr zyrtarisht detyrën, Trump e lavdëron

4 Shkurt 2025 | 15:31

Richard Grenell ka marrë zyrtarisht detyrën si i dërguari i posaçëm për misione speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Presidenti amerikan, Donald Trump, nënshkroi urdhrin ekzekutiv të hënën në mbrëmje, sipas kohës lokale në SHBA. Gjatë njoftimit, ai vlerësoi rolin e Grenellit në përpjekjet për shuarjen e zjarreve në Los Angeles.

“E dërgova Grenellin në Kaliforni me një detyrë të qartë—të siguronte ujë. Nuk ishte një proces i lehtë, pasi u desh të kalonim përmes shumë pengesave nga grupet ambientaliste, por ia dolëm. Tani, Kalifornia ka furnizim pothuajse të pakufizuar me ujë, diçka që duhej të ishte realizuar vite më parë. Bisedova me Guvernatorin Newsom, i cili është shumë i kënaqur me rezultatet. Fatkeqësisht, nuk e kishim këtë ujë dy muaj më parë, por ky është një hap i madh përpara, dhe puna e Grenellit luajti një rol vendimtar në këtë arritje,” deklaroi Trump.

Në administratën e tij të mëparshme, Trump e kishte emëruar Grenellin si të dërguar të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi. Nën ndërmjetësimin e tij, më 4 shtator 2020, Kosova dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje për normalizimin ekonomik, e cila përfshinte edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli.

Pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka bërë disa emërime në pozita kyçe, por ende nuk ka caktuar një emisar të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi. Megjithatë, duke qenë se Grenell është tani emisari për Misione të Posaçme, ai mund të përfshihet edhe në çështjet që lidhen me Kosovën.

Një ditë më parë, Grenell deklaroi se bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Kjo deklaratë erdhi pas pohimeve të Kurtit, i cili tha se Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me Shtetet e Bashkuara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së

Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian ka vendosur që një amnisti për separatistët katalanas nuk shkel dispozitat themelore të ligjit evropian, duke e sjellë udhëheqësin...
12:17 | 16/07/2026

Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri

Parlamenti i Ukrainës miratoi të enjten emërimin e shefit të Naftogaz, Sergiy Koretsky, si kryeministër të ri, pjesë e një riorganizimi të qeverisë të urdhëruar...
12:12 | 16/07/2026

BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve

Ukraina dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar një marrëveshje për drone për të kombinuar ekspertizën e Kievit me kapacitetin industrial të Evropës për të rritur prodhimin....
12:05 | 16/07/2026