Haradinaj komenton deklaratën e Grenell: Kurti mashtrues, s’do anëtarësim në NATO

3 Shkurt 2025 | 21:12

Kryetari i AAK-së dhe njëherësh kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj ka komentuar deklaratat e Richard Grenell, të dërguarit special të presidentit Donald Trump, për kryeministrin Albin Kurtin.

Haradinaj kritikoi kryetarin e LVV-së se nuk është në rrugën për anëtarësimin e Kosovës në NATO, por sipas tij “ky që po shkon, mashtruesi, nuk është për këtë rrugë, por keqja e këtij vendi”.

Sipas Haradinajt, nuk është problem se çka ka thënë Grenelli, por sipas tij, të njëjtat fjalë iu janë thënë edhe nga presidenti Trump, se ‘Kurti është kundër Amerikës’.

Gjatë tubimit të mbajtur në Prizren, Haradinaj tha se është i vetmi që mund të anëtarësojë Kosovën në NATO në një kohë të shkurtër.

“Ne na duhet me përmbyllë çështjen e sigurisë në Kosovë. E mbyllim duke u anëtarësuar direkt në NATO dhe nuk ka dilemë, që askush në Kosovë, nuk është më mirë i pozicionuar, jo nga kandidatët për kryeministër, po si të doni merreni me e përfundua anëtarësimin e Kosovës direkt në NATO, menjëherë, jo afatgjate. Besa besa, nuk është dikush që mundet me u lidhë më shpejt me presidentit Trump, me administratën Trump, me lidh Kosovën jo veç me Amerikë, por me NATO. Ky që po shkon, mashtruesi, ky nuk është për këtë rrugë, nuk është për anëtarësim në NATO, ata e kanë cilësuar kundër tyre dhe është e keqja e këtij vendi. Unë iu kam thënë në disa mënyrë të buta, por ata po e thonë vet.. Nuk është problem çka na ka thënë Grenelli ne, por problem është që ia ka thënë presidentit të vet atë, se ai ashtu mendon dhe i ka thënë se ky është kundër nesh”, tha Haradinaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat e Paunoviq kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, përsëriti dënimin e saj ndaj deklaratës së ministres të Qeverisë serbe, Snezhana Paunoviq, lidhur me “spastrimin etnik” në...
13:48 | 16/07/2026

Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka kërkuar falje pas reagimeve të forta që shkaktoi deklarata e saj për spastrimin...
12:29 | 16/07/2026

“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka folur këtë të mërkurë në emisionin “Now” me moderatore Erla Mëhilli. Sveçla ka komentuar deklaratat e ministres...
22:08 | 15/07/2026