Greqi| 25-vjeçari shqiptar rreh me grushta të dashurën dhe hidhet nga ballkoni
Një 25-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e Policisë në Greqi, pasi ka dhunuar të dashurën e tij me shkelma e grushta.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave, ngjarja e rëndë ka ndodhur në në Heraklion të Kretës mbrëmjen e djeshme.
I riu dyshohet se ka rrahur me shkelma dhe grushta në kokë dhe fytyrë të dashurën e tij, po nga Shqipëria në rezidencat e studentëve ku ajo banonte.
Më pas, në tentativë për t’u larguar dhe për të shmangur pasojat, i riu është hedhur nga ballkoni në tokë, ku ka marrë edhe disa lëndime.
Policia ka arritur ta arrestojë 25-vjeçarin nën akuzën e dhunës në familje, pasi ndaj tij është ngritur një kallëzim penal.
Ndërsa e reja do i nënshtrohet një ekspertize mjeko-ligjore, për të kuptuar plotësisht pasojat e dhunës së ushtruar ndaj saj.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh