Greqi| Gjendet i vdekur në Kostur 37-vjeçari shqiptar

11 Korrik 2024 | 09:43

Një 37 vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në një zonë rurale jashtë fshatit Pentavrysos, në Kastur të Greqisë.

Sipas informacioneve, trupi i pajetë i 37-vjeçarit është gjetur nga një banor i fshatit. Ai ka njoftuar menjëherë Drejtorinë e Policisë së Kasturit, e cila nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së të riut shqiptar.

Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca, e cila ka marrë trupin e 37-vjeçarit dhe e ka transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kasturit, ku është konstatuar vdekja dhe është urdhëruar autopsia.

Nga elementët e parë të hetimit të policisë, duket se skenari i veprimtarisë kriminale është përjashtuar, ndërsa autopsia pritet të zbardhë rrethanat e vdekjes së shqiptarit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026