Greqia: Bie numri i migrantëve që me pezullimin e kërkesave për azil
Numri i migrantëve të paligjshëm që shkojnë në ishullin grek të Kretës ka rënë që kur ndjeshëm që kur Qeveria njoftoi një pezullim tremujor të seancave dëgjimore për azil – një vendim që është dënuar nga grupet për të drejtat e njeriut – tha Ministri greke e Migracionit më 7 gusht.
Një rritje e paprecedentë e mbërritjeve të migrantëve nga Libia në Kretë këtë verë e gjeti Greqinë të papërgatitur, pasi rruga që rëndom përdoret për migrim kalon përmes Detit Egje, përgjatë kufirit me Turqinë.
Më shumë se 7.000 migrantë kanë zbarkuar në Kretë dhe në ishullin e vogël fqinj, Gavdos, që nga fillimi i vitit, krahasuar me 4.935 në vitin 2024.
Rritja e numrit të migrantëve rriti zemërimin në mesin e popullsisë lokale, përfshirë edhe të sektorit të turizmit, duke rritur presionin ndaj Qeverisë së Kyriakos Mitsotakis. Më pas, ekzekutivi mori vendimin për pezullimin e procesit të azilit.
Ministri i Migracionit, Thanos Plevris, i cili e ka quajtur fluksin e migrantëve një “pushtim”, tha për transmetuesin publik ERT se Kreta kishte pranuar 2.642 migrantë vetëm në javën e parë të korrikut.
Sipas tij, mbërritjet kishin rënë në “më pak se 900” që nga data 9 korrik, kur Qeveria njoftoi pezullimin e seancave dëgjimore për azil.
“Mesazhi i qartë se shteti nuk do të japë më azil për tre muajt e ardhshëm dhe se emigrantët do të ndalohen, duket se ka dhënë efekt”, shtoi Plevris.
Grupet humanitare dhe ato për të drejtat e migrantëve e kanë kritikuar ashpër Greqinë, duke thënë se ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, pas njoftimit për pezullimin e azilit. Ndërkaq, agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR) ka shprehur “shqetësim serioz.”
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë