Greqia gati blerjen e avionëve të gjeneratës së pestë F-35, kostoja 3.5 mld euro

26 Korrik 2024 | 14:22

Teksa në botë vijojnë të mbeten të hapura shumë pika tensionesh, Greqia ka vendosur  të investojë në sigurinë e vendit duke nënshkruar një marrëveshje me Uashingtonin për blerjen e avionëve luftarakë të gjeneratës së pestë F-35. Lajmi është konfirmuar nga ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dendias.

Forcat Ajrore Helenike do të blejnë fillimisht 20 avionë luftarakë F-35 me një kosto totale prej 3.47 miliardë euro. Dërgesat janë planifikuar të fillojnë në vitin 2028, me katër avionët e parë të mbetur në SHBA deri në vitin 2030 për qëllime trajnimi.

Dërgesat përfundimtare pritet të përfundojnë në vitin 2033. F-35 janë avionë luftarakë që përfshijnë arritjet më moderne teknologjike, duke kaluar pa u vënë re nga radarët.

“Ne po ndërtojmë një forcë të fuqishme ushtarake duke blerë avionin luftarak më të avancuar në botë”, – tha Nikos Dendias, Ministri  grek i Mbrojtjes greke.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026