Greqia në luftë me flakët, Mitsotakis: Ditë të vështira na presin, BE premton ndihmë

25 Korrik 2023 | 16:29

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ka deklaruar se vendi është në luftë me zjarret masive, që kanë shkaktuar evakuime dhe që janë përhapur në mbarë vendin të nxitura nga erërat e forta dhe vala e të nxehtit.

Zjarri i fuqishëm që zgjat prej një jave në ishullin e Rodosit ka shkaktuar një katastrofë duke detyruar turistët dhe vendasit të largohen.

BE po dërgon ndihma për të vënë nën kontroll situatën. Vetë Mitsotakisi i tha Parlamentit se vendi duhet të qëndrojë në gatishmëri.

“Ne kemi tre ditë të vështira përpara. Vlerësojmë se do të ketë një rënie të valës së të nxehtit, por është e sigurt se në ditët dhe javët e ardhshme duhet të mbetemi vigjilentë. Aktualisht jemi në luftë, tërësisht të fokusuar tek zjarret”- theksoi Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë.

Pamjet satelitore të ishullit të Rodosit, ku rreth 30 mijë persona u evakuuan gjatë fundjavës, tregojnë dëmet e shkaktuara nga zjarret. Shumë turistë po përpiqen që të kthehen në shtëpi e po ashtu punonjësit sezonalë, puna e të cilëve është vënë në dyshim.

Tre ishuj janë detyruar të organizojnë operacione evakuimi. Përveç Rodosit janë Korfuzi dhe Evia, të cilët gjithashtu po luftojnë me flakët.

Vala e të nxehtit pritet të vazhdojë për disa ditë në jug-lindje të Evropës, me qeveri të ndryshme që kanë paralajmëruar qytetarët të shmangin udhëtimet, sidomos në zonat pyjore.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

Një total prej 17 anijesh tregtare kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit të martën, me vetëm 10 prej tyre që niseshin nga Gjiri Persik, sipas...
09:09 | 15/07/2026

Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer

Piloti heroik që arriti të ulte në mënyrë të sigurt një Airbus me të paktën 150 pasagjerë në bord, i cili kishte humbur të dy...
09:01 | 15/07/2026

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026