Valë e re infeksioni në Europë, në tre muaj 203 raste me shigelozë

25 Korrik 2023 | 16:16

Në Europë po përhapet me shpejtësi një valë e re infeksioni. Duke filluar nga muaji Prill e deri më tani, janë regjistruar 203 raste shigelozës, me bakterin shigella, në qendrën evropiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve.

Infeksioni shkakton diarre akute, ethe, nauze, të vjella dhe dhimbje barku. Nuk është një infeksion i ri, ai ka qenë prezent dhe në vitet e mëparshme, por kohet e fundit po merr përmasa serioze.

Në vitin 2021 e deri më tani janë regjistruar 95 raste në Britani. Ajo që po shqetëson mjekët është fakti që ky bakter po rezulton rezistent ndaj antibiotokëve.

Në qendrën evropiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, raportohet se të gjitha rastet e paraqitura tregojnë rezistencë ndaj antibiotikëve të linjës së parë dhe të dytë, të cilat janë trajtime që mjekët preferojnë t’i përshkruajnë fillimisht, pasi kanë rrezik më të ulët të efekteve anësore.

Mjekët po ndihen në rrezik, pasi opsionet për të trajtuar infeksionin janë të pakta.

Gjatë vitit të kaluar janë raportuar 26 raste në belgjikë, 13 raste në Danimarkë, 33 raste në gjermani, 50 raste në Irlandë, 21 raste në Holandë dhe në Spanjë më shumë se 60 raste.

Bakteret shigella përhapen përmes feçeve të njeriut, zakonisht përmes seksit oral-anal, por edhe aktiviteteve joseksuale si kontakti me duart dhe objektet që kanë qenë në kontakt me feçet.

ECDC po paralajmëron këdo që ka simptoma të ketë kujdes të shtuar për higjienën personale dhe të përpiqet të testohet për infeksione bakteriale dhe infeksione të tjera seksualisht të transmetueshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026