“Sot, dita më e nxehtë e korrikut”- Specialistja e IGJEUM: Si do të jetë muaji gusht

25 Korrik 2023 | 15:28

Specialistja nga Instituti i Gjeoshkencave Anira Gjoni, zbuloi gjatë një lidhjeje direkte për Euronews Albania situatën metorologjike në vend, gjatë ditëve në vijim.

Gjoni tha se ditën e sotme temperaturat në vendin tonë do të shënojnë rekordin e tre javëve të fundit kur vendi u godit nga i nxehti afrikan.

Kjo e martë 25 korrik, ndoshta do të jetë dhe dita më e nxehtë e gjithë verës sipas specialistes.

“Dita e sotme presim që të arrihet temperatura maksimale e këtyre tre javëve, ndoshta edhe të gjithë verës, por kjo do të ngelet për t’u parë, pasi është edhe muaji gusht për t’u kaluar”, tha ajo.

Sipas Gjonit duke filluar nga dita e nesërme do të ketë një rënie temperaturash në nivelin e 35 gradëve celcius në zonat bregdetare dhe 31 në zonat malore. Kjo temperaturë do të vijojë gjatë gjithë fundit të muajit korrik, por do të rritet sërish në gusht, duke shkuar në nivelin e 38 gradëve.

Gjithashtu ajo foli edhe për rreziqet që sjellin temperaturat e larta duke filluar nga thatësira e deri tek zjarret.

“Problematika kryesore që vjen direkt nga kjo rritje e këtyre temperaturave sigurisht e kombinuar me pjesën e thatësirës dhe me tharjen e bimësisë, kjo rrit rrezikun potencial për t’u përhapur zjarret kryesisht në pyje por edhe në zonat urbane”, tha Gjoni.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike

Eksperti i sigurisë, Redion Qirjazi, i ftuar në Euronews Albania me Mirela Milori, ka deklaruar se sulmi me vlerësime negative reviews ndaj bizneseve në rrjete...
19:49 | 14/07/2026

Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

Këtë të marte, qytetarët kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 45 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe qytetarë kanë...
19:40 | 14/07/2026

Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka tronditur mbrëmjen e kësaj të marte banorët e fshatit Qyrkan, në Njësinë Administrative Gostime...
19:25 | 14/07/2026