Greqia voton sot për qeverinë e re, ‘garë’ mes Mitsotakis e Tsipras

25 Qershor 2023 | 08:51

Grekët i janë drejtuar sërish sot kutive të votimit, 5 javë pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të 21 majit, në të cilat konservatorët që fituan bindshëm me 20 pikë diferencë nga të Majtët, nuk mundën të siguronin shumicë parlamentare për shkak se u zhvilluan me sistemin e thjeshtë proporcional.

Të drejtën e votës kanë të gjithë shtetasit grekë që kanë mbushur moshën 17 vjeç. Parlamenti i Greqisë përbëhet nga 300 anëtarë dhe për të janë në garë 32 parti politike.

Qendrat e votimit mbyllen në orën 19:00. Në mitingun e fundit të premten në mbrëmje nga sheshi Sintagma i Athinës kreu i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis u ka bërë thirrje mbështetësve të mos votojnë për ata që flasin për përçarjen dhe që janë kthyer në toksikë.

Kundërshtari i tij më i afërt është Syriza. Kreu i saj në takimin përmbyllës theksoi se nuk duhet lejuar që  demokracia e re të fitojë pushtet absolute duke e cilësuar këtë si ruajtje të vlerave të demokracisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore

Giorgia Meloni e përshkroi humbjen e ngushtë në dhomën e deputetëve si një “mundësi të humbur për italianët”. Qeveria e koalicionit italiane e drejtuar nga...
17:11 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026