Greva e fermerëve në Greqi, bllokohet lëvizja në kufirin me Shqipërinë

17 Shkurt 2024 | 20:34

Greva që po zhvillojnë fermerët grekë në zonën e Janinës po sjell probleme përsa i përket lëvizjes së automjeteve në drejtim të doganës së Kakavijës. Aktualisht rruga kombëtare Kallpaq-Janinë, që lidh doganën e Kakavijës me pjesën tjetër të Greqisë është e bllokuar nga fermerët protestues.

Sipas policisë greke deri në orën 22:00 të mbrëmjes së të shtunës rruga nacionale Kallpaq-Janinë do jetë e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillohet.

Bëhet me dije se po lejohet vetëm qarkullimi për mjetet e vogla. Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë si kamionë dhe autobuzë, nuk do të lejohen të qarkullojnë në këtë hark kohor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026