Greva e përgjithshme përfshin gjithë Serbinë, tensione dhe protesta të studentëve
Në Serbi është mbajtur këtë të premten një grevë e përgjithshme e organizuar nga studentët, të cilët kërkojnë përgjegjësi për vdekjen e 15 personave në aksidentin e 1 nëntorit në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit.
Greva përfshin ndërprerjen totale të punës dhe aktiviteteve ditore, ndërsa mbi 200 kompani kanë shprehur solidaritet me studentët. Protesta ka shënuar edhe incidente, pasi një makinë goditi një vajzë në Novi Beograd, e cila më pas u dërgua në spital. Shoferja 25-vjeçare është arrestuar për tentativë vrasjeje.
Studentët kërkojnë transparencë mbi rindërtimin e Stacionit Hekurudhor, ndëshkimin e autorëve të dhunës gjatë protestave dhe lirimin e aktivistëve të arrestuar. Ndërkohë, autoritetet serbe pretendojnë se protestat janë të nxitura nga shërbime të huaja.
Në të njëjtën ditë, presidenti Aleksandar Vuçiq organizoi një tubim në Jagodinë, duke prezantuar iniciativën “Lëvizja për popullin dhe shtetin,” me fokus në bashkimin e qytetarëve dhe të ardhmen e Serbisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ish-presidentja: Protestat në Serbi e Gjeorgji janë luftë kundër dominimit rus
- Protestat në Serbi, Vuçiç akuza agjentëve të huaj: Duan të më rrëzojnë
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit