Gruaja gëlltiti gjilpërën, mjeku: Ia hoqa për 20 minuta, ishte zgjuar
Një 30 vjeçare ka gëlltitur një gjilpërë, duke rrezikuar rëndë jetën e saj.
Doktori, Besim Morina është shprehur se e gjithë kjo ka ndodhur për shkak të vendosjes së gjilpërës në gojë, teksa 30 vjeçarja po përpiqej të rregullonte shaminë e saj.
në “Pacientja ka qenë duke vendosur një gjilpërë në shami dhe ka qenë duke e mbajtur në gojë gjilpërën teksa po rregullonte shaminë, e më mënyrë aksidentale ka aspiruar. Nga njëra anë gjilpëra ka pasur një kokë të rrumbullakët e kjo ka bërë që të mos ndalet në rrugët e sipërme, por të rrëshqas deri në rrugët e poshtme të frymëmarrjes,” –tha doktori.
I pyetur se sa ka zgjatur procedura e heqjes së gjilpërës nga trupi i saj, Morina u shpreh kështu:
“Pacientja ka ardhur menjëherë në spital, pranë qendrës. Ka shkuar direkt në shërbimin e radiologjisë, aty ku është lokalizuar ku ndodhet mjeti. Më pas ka ardhur në kujdestari ku isha unë, e vendosëm në anestezi lokale. Nga ardhja në klinikë deri në dalje nga atje, procedura është realizuar brenda 20 minutash.”
Sipas mjekut, në aspektin fizik, ajo nuk ka pasur mungesë të oksigjenit, por ka qenë emocionalisht shumë shumë e rënduar.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet