Gruaja i kërkon divorcin Bashar al-Assad, e pakënaqur me kushtet në Rusi

23 Dhjetor 2024 | 10:45

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Asma al-Assad, gruaja e ish-presidentit sirian Bashar al-Assad, ka paraqitur një kërkesë për divorc në gjykatat ruse dhe po kërkon leje për t’u kthyer në Londër për trajtim urgjent mjekësor.

E diagnostikuar me leuçemi, Asma ka depozituar dy kërkesa në një gjykatë ruse, raportoi media turke Haber Turk. Njëri prej kërkesave lidhet me divorcin, ndërsa tjetri për të marrë leje për t’u larguar nga Moska, ku familja Assad kërkoi strehim pas rënies së regjimit të Bashar al-Assad.

Sipas burimeve pranë çiftit, Asma, e cila më parë punonte si bankiere investimesh në Londër, dëshiron të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar për të marrë kujdes të specializuar. Nëna e saj, Sahar al-Akhras, një ish-diplomate siriane dhe shtetase britanike, ka angazhuar firma të njohura ligjore në Londër për të ndihmuar në kthimin e saj.

Ky zhvillim vjen disa javë pas largimit të familjes Assad nga Damasku, pasi kryeqyteti sirian ra në duart e forcave rebele. Thuhet se Asma al-Assad nuk është e kënaqur me kujdesin mjekësor të ofruar në Moskë, ku familja ka gjetur strehim të përkohshëm.

Divorci i mundshëm mund të shtojë sfida të tjera për Bashar al-Assadin, i cili tashmë përballet me pasoja të mëdha politike pas humbjes së pushtetit. Ndarja ka të ngjarë të ndikojë më tej në të ardhmen e ndikimit të familjes Assad në rajon shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Asma al-Assad, e cila dikur u përshkrua si “Trëndafili i Shkretëtirës” nga mediat perëndimore, u martua me Bashar al-Assadin në vitin 2000, menjëherë pasi ai pasoi babanë e tij në postin e presidentit të Sirisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?

Gjatë 12 viteve të qeverisjes së Narendra Modit në Indi, vetëm një ministër i kabinetit kishte dhënë dorëheqjen më parë, dhe kjo për shkak të...
09:25 | 27/07/2026

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026