Gruaja me fëmijët iu mbytën në lumin Bunë, Apeli lë në burg Erdgys Arrazin

30 Maj 2024 | 12:04

Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në burg Erdgys Arrazin duke mos pranuar një masë më të butë sigurie për të.

Ai akuzohet se ka shkaktuar vetëvrasjen e gruas së tij Alma Arrazin dhe të tre fëmijëve të mitur.

Bëhet fjalë për ngjarjen tronditëse në Shkodër, ku nëna dhe tre fëmijët e saj të mitur u gjetën të pajetë në lumin Buna.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, mbi bazën e materialit kallëzues të referuar nga Komisariati i Policisë Shkodër,,ka regjistruar kallëzimin penal, ndaj  shtetasit me iniciale E. A, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Njoftimi i Gjykatës:

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit me inciativë dhe caktimit e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale E. A, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ““Shkaktimi i vetëvrasjes”” , parashikuar nga neni 99 të Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me vendimin nr. 351 , datë 07.05.2024, ka vendosur:

  1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
  2. Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit të të dyshuarit E. A të bërë nga ana e Policisë Gjyqësore në datë 05.05.2024, ora 02.30 minuta.
  3. Caktimin e masës së sigurimit personal ndaj të dyshuarit E. A atë të “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
  4. Në aplikim të nenit 21/3 të ligjit “Mbi ekzekutimin e vendimeve penale” dhe nenit 417 të K.Pr.Penale ngarkohet Policia Gjyqësore dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për ekzekutimin e këtij vendimi.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale E. A, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit caktimin e masës së sigurimit atë të “detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’ ose “garanci pasurore”

 LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026