“Gruaja më thoshte dil natën, puno roje”- 34-vjeçari në gjyq: Pse i vendosa kamerat

8 Shkurt 2024 | 12:59

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 34-vjeçarin Asqeri Mandri, i cili  u arrestua dy ditë më parë për dhunë në familje, pasi mbante nën monitorimin e kamerave bashkëshorten dhe fëmijët.

Në fjalën e tij përpara gjykatës 34-vjeçari ka mohuar që të ketë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Ai pranoi se ishte personi që kishte vendosur kamerat, por shtoi se monitorimi u bë me qëllim që të ruante familjen e tij pasi ndodhej emigrant në Gjermani.

34-vjeçari pohon se konfliktet me gruan lindën pasi ajo i kërkonte të dilte natën dhe të punonte si roje.

“Kamerat i kam vendosur për të parë gruan dhe fëmijët pasi isha jashtë shtetit. Kemi patur debate por jo dhunë. Sherr nisi pasi gruaja më thoshte që të ikja të punoja natën si roje”, tha ai në gjykatë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026