English

“Gruaja nga Tirana ka 15 fëmijë, 14 janë të martuar”-Hoxha tregon rastin e pazakontë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Teologu Neki Kaloshi është shprehur se sado shumë fëmijë të kesh, nëse janë të sjellshëm dhe të begatë, sërish janë pak.

- Advertisement -

Komentet Kaloshi i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tregoi shembullin e një gruaje në Tiranë, e cila sipas tij kishte lindur 18 fëmijë, 3 prej të cilëve kishin ndërruar jetë.

Ai tha se nga 15 fëmijë që gruaja ka aktualisht, 14 prej tyre janë të martuar, 9 prej tyre janë djem dhe 6 vajza.

“Prindërit nuk janë sebepi definitiv për të sjellë fëmijë, sepse ka prind pafund që nuk sjellin dot fëmijë. Po sjell këtu një rast, por para se ta them, do them një apostullat. Sado fëmijë, po qenë të begatë, të dobishëm, janë pak. Po qe një fëmijë, i pasjellshëm dhe i paedukuar, është shumë. Vijmë te rasti, 15 fëmijë.

Dhe 3 i kanë ndërruar jetë, 18 fëmijë ka lindur zonja në fjalë. Është një rast që duhet promovuar, sepse janë pak. Nga këta 15 fëmijë 9 janë djem, 6 janë vajza. Nga këta 9 djem, 7 janë në kurbet. 14 janë të martuar, një djalë, i vogli është i pamartuar. 7 Janë në Itali, dy janë në Shqipëri pranë prindërve në Tiranë. 6 vajzat të martuara të gjashta dhe 2 janë në Itali me familjet, 4 janë në Shqipëri.

Këta fëmijë jetojmë në harmoni, iu kanë vënë në dispozicion prindërve njërin nga djemtë që t’u shërbejë. Prindërit ta shijojnë jetën dhe të shkojnë kudo që duan, ua mundësojnë. Ky lloj rasti, edhe kur u pyet nëna, janë mbi 40 nipër e mbesa. Vetëm ta imagjinosh sot. Jetojnë prindërit si mbretër”, tha Kaloshi.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×