“Gruaja shihet si pronë”- Psikologia Hoxha: Djemtë këtu rriten më këtë mentalitet

27 Nëntor 2023 | 07:44

Psikologia Eriona Hoxha është shprehur se djemtë në Shqipëri rriten me një mentalitet që gruan ta shohin si pronën e tyre që duhet t’u bindet.

Komentet Hoxha i bëri në emisionin “Good Morning Albanian” në Euronews Albania, ku tha se gratë dhe vajzat që u është marrë jetë nga partnerët, kanë figuruar edhe më herët në databazat e dhunës në familje.

Ajo tha se edhe Policia pas rasteve të dhunës punon që t’i pajtojë përsëri çiftin, duke mos menduar se çfarë mund të ndodhë më pas.

“Edhe zgjidhjet e martesave kanë kryesisht si shkak dhunën në familje. Unë e them që dhuna degradon dhe përshkallëzohet deri në marrje jete. Gratë dhe vajzat që u është marrë jetë nuk u del emri për herë të parë në ato databazat.

Pas konfliktit, mundohen SPZ-të e policisë t’i bashkojnë sërish, duke mos menduar se çfarë do të ndodhë më pas. Po rriten denoncimet edhe për dhunë psikologjike.

Ne vazhdojmë, shoqëria shqiptare vazhdon të rrisë djem që gruan shqiptare ta shohin si pronë, që ai të jetë një drejtues dhe gruaja t’i bindet. Për të mos folur pastaj për veset, si alkolli, bixhozi, etj”, është shprehur Hoxha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

Një detaji i ri nga protesta është se të martën protestuesit kanë njoftuar se do të zhvillojnë edhe një protestë para Parlamentit. Protesta do të...
22:11 | 29/06/2026

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të hënë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas disa orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e...
21:58 | 29/06/2026

Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)

Pas hyrjes në ambientet e Politeknikut, një grup protestuesish kanë arritur të marrin banderolën e cila u hoq në murin kryesor të Universitetit. Ata u...
21:15 | 29/06/2026