“Grupi Wagner ndodhet në Serbi”, Kurti: Beogradi po rrit bashkëpunimin me Rusinë
Grupi paramilitar rus, i quajtur Wagner, ka mbërritur në Serbi, sipas një deklarate të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për gazetën gjermane “Der Spigel”.
Kreu i qeverisë kosovare thotë se Beogradi ka 48 baza ushtarake në kufi me Kosovën dhe se qeveria serbe ka rritur bashkëpunimin me Rusinë. Ky bashkëpunim përfshin sipas tij edhe mbërritjen e mercenarëve të Wagner në territorin serb.
Wagner ka krijuar një reputacion famëkeq vitet e fundit, pasi akuzohet për krime lufte në konfliktet e ndryshme ku ka marrë pjesë. Edhe pse prezantohet si kompani private ushtarake, grupi konsiderohet si një ushtri personale e presidentit rus, Vladimir Putin.
Shtimin e trupave në kufirin mes dy shteteve e ka denoncuar edhe deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, i cili thekson se mesditën e së dielës mbërrijnë në Jarinje serbët pro rusë nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Serbe e Bosnje Hercegovinës.
Barrikadat e vendosura nga serbët në veri të Kosovës kanë hyrë në ditën e nëntë, ndërkohë që nuk ka asnjë lëvizje për largimin e tyre. Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç ka kërcënuar se mjafton një përplasje për t’i vënë flakën gjithçkaje.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”
Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen
Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 10:57 Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë
- 10:52 896 zjarre aktive në Kanada, mbi 200 prej tyre jashtë kontrollit
- 10:35 Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë
- 10:19 U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
- 09:49 Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë